• e enjte, 18 korrik 2024

Zelenski: Forcat tona po shkatërrojnë armikun në lindje dhe jug

Zelenski: Forcat tona po shkatërrojnë armikun në lindje dhe jug

Kiev, 21 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski mbrëmë tha se forcat ukrainase po i shkatërrojnë forcat ruse në pjesën jugore dhe lindore të vendit. 

"Për momentin ushtarët tanë në jug dhe në lindje në mënyrë aktive po e shkatërrojnë armikun, fizikisht po e pastrojnë Ukrainën. Mbrojtja nga terrori do të thotë shkatërrim i terroristëve. Dhe kjo është garancion se shteti i keq nuk do të ketë kurrë mundësinë për të sjellë dëm në Ukrainë", tha Zelenski në një video mesazh.

Duke folur për konferencën që do të mbahet në Londër për rimëkëmbjen e Ukrainës pas luftës, Zelenski tha se rindërtimi i vendit është "garancion për sigurinë" dhe "mjet për mbrojtje nga ç'farëdo lloj përsëritje e agresionit rus". sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR