• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski: Fitorja e Ukrainës ndaj Rusisë varet nga SHBA-ja

Zelenski: Fitorja e Ukrainës ndaj Rusisë varet nga SHBA-ja

Kiev, 11 shtator 2024 (MIA) - Plani për fitore... varet para se gjithash nga mbështetja e SHBA-së dhe "partnerëve të tjerë", tha Zelenski dhe shtoi se për këtë do të bisedojë me presidentin amerikan Xho Bajden.

Zelenski këtë e tha në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 5 nëntor.

"Plani duhet të prezantohet para samitit të dytë të paqes për Ukrainën që pritet deri në fund të vitit, i cili duhet “të forcojë seriozisht Ukrainën” dhe “të detyrojë Rusinë t’i japë fund luftës”, shtoi ai.

Përgatitjen e atij plani Zelenski tashmë e përmendi në konferencën për media në fund të gushtit, pa publikuar hollësi.

Atëherë ai vetëm tha se sulmi ukrainas në rajonin e Kurskut të Rusisë në fillim të gushtit ishte pjesë e atij plani, me shpresën se Ukraina do të fitonte kështu një pozicion më të fortë për negociatat e mundshme të paqes me Moskën.

Republikanët janë thellësisht të ndarë për Ukrainën dhe suksesi zgjedhor i Donald Trampit mund të ndryshojë rrënjësisht politikën e jashtme amerikane. Bashkëpunëtorët e Trampit kanë lënë të kuptohet se nëse ai fiton, ata do ta përdorin ndihmën për të detyruar Kievin t'i bëjë lëshime territoriale Rusisë për të ndaluar luftën. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR