• e mërkurë, 17 korrik 2024

Zelenski: Falë Bajdenit dhe Amerikës, duhet të sigurojmë fitoren këtë vit!

Zelenski: Falë Bajdenit  dhe Amerikës, duhet të sigurojmë fitoren këtë vit!

Kiev, 21 shkurt 2023 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i është përgjigjur fjalimit të presidentit amerikan Xho Bajdenit në Varshavë sonte.

Në një reagim në Tuiter, Zelenski i shprehu  falënderim Bajdenit dhe Amerikës për "lidershipin e tyre në tubimin e botës për mbështetje të lirisë dhe për ndihmën e tyre vendimtare për Ukrainën". 

“Së bashku po shkojmë drejt një fitoreje të përbashkët dhe duhet ta sigurojmë këtë vit!”, tha presidenti ukrainas në Tuiter. 

Ai e citoi Bajdenin i cili tha, “Kievi po qëndron fortë. Kievi qëndron krenar, qëndron lartë dhe më e rëndësishmja, qëndron i lirë."

“Ne të gjithë qëndrojmë të bashkuar dhe të guximshëm – Ukraina, SHBA-ja dhe i gjithë koalicioni ynë i fitores”, shkroi Zelenski. ar/

Foto: Skrinshot Tuiter

 

QËNDRONI TË LIDHUR