• e premte, 08 nëntor 2024

Zelenski e vlerësoi si historik vendimin e Gjykatës së Hagës për arrestimin e Putinit 

Zelenski e vlerësoi si historik vendimin e Gjykatës së Hagës për arrestimin e Putinit 

Kiev, 17 mars 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sonte e cilësoi si "historik" vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për lëshimin e një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin, i cili e dyshon për krime lufte për " deportimin” e fëmijëve nga Ukraina.

“Vendim historik, i cili shënon fillimin e përgjegjësisë historike”, theksoi Zelenski në një video të publikuar në Telegram.

Më herët sot, Presidenca e Ukrainës e përshëndeti vendimin e GJNP-së.

"Ky është vetëm fillimi," tha shefi i kabinetit presidencial ukrainas Andrij Jermak.

Gjykata në Hagë publikoi se këshilli i procedurës paraprake konstatoi se ekzistojnë "arsye thelbësore për të besuar se secili nga të dyshuarit është përgjegjës për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të një popullsie dhe zhvendosjes së paligjshme të popullatës nga territoret e okupuara të Ukrainës në Rusi, në dëm të fëmijëve ukrainas". ls/

QËNDRONI TË LIDHUR