• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zelenski e vizitoi rajonin kufitar për herë të parë pasi forcat ukrainase hynë në Rusi

Zelenski e vizitoi rajonin kufitar  për herë të parë pasi forcat ukrainase hynë në Rusi

Kiev, 22 gusht 2024 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot e vizitoi kufirin ukrainas-rus në rajonin Sumi për herë të parë pasi forcat ukrainase hynë në Kursk, rajon kufitar i Rusisë.

Gjatë takimit me komandantin e lartë të armatës, gjeneralin Aleksandar Sirski, Zelenski tha se forcat ukrainase e morën edhe një vendbanim tjetër në rajonin Kursk të Rusisë dhe kanë kapur më shumë ushtarë rus, për të cilët shpreson se do t'i shkëmbejë me ukrainasit e zënë rob. 

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes sot njoftoi se ushtria e saj e ka marrë nën kontrollë fshatin Mezhove në rajonin e Donjeckut ukrainas pjesërisht të pushtuar. 

Më herët sot ishte njoftuar se gjatë sulmit ukrainas me dron ka shpërthyer zjarr në një objekt ushtarak në jug të Rusisë. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR