• e enjte, 18 korrik 2024

Zelenski e vizitoi frontin në Bahmut

Zelenski e vizitoi frontin në Bahmut

Kiev, 29 korrik 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski deklaroi se e ka vizituar linjen e frontit në Bahmut në lindje të vendit të tij, njoftoi DPA.

Me rastin e Ditës së forcave për operacione speciale, ai iu falënderua ushtarëve të atjeshëm për përkushtimin e tyre.

Zelenski në rrjetet sociale publikoi edhe video, ku mund të shihet se si përshëndetet me disa ushtarë dhe u ndan çmime.

Presidenti ukrainas ka shkruar se ka qenë i informuar edhe nga komandantët për situatën në këtë pjesë të frontit. Megjithatë, ai në këtë moment nuk ka mundur të japë kurrfarë hollësirash.

Forcat ruse e kanë pushtuar qytetin Bahmut para disa muajve pas luftimeve të vështira. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR