• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski e vazhdoi mobilizimin dhe gjendjen e jashtëzakonshme edhe për 90 ditë

Zelenski e vazhdoi mobilizimin dhe gjendjen e jashtëzakonshme edhe për 90 ditë

Kiev, 7 gusht 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski nënshkroi dy ligje për vazhdimin e mobilizimit dhe gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 90 ditë në vendin e shkatërruar nga lufta pothuajse 2,5 vjet.

Parlamenti muajin e kaluar votoi për dy ligje dhe e mbështeti vazhdimin e mobilizimit dhe gjendjes së jashtëzakonshme deri më 9 nëntor.

Zelenski për herë të parë shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe mobilizim të përgjithshëm më 24 shkurt të vitit 2024, kur Rusia e filloi "operacionin ushtarak social" në Ukrainë. Prej atëherë, masat u vazhduan disa herë.

Aviacioni ushtarak ukrainas gjatë natës i rrëzoi të gjitha 30-të dronët e lëshuar nga Rusia ndaj shtatë rajoneve, kumtoi armata në kumtesë në Telegram.

Forcat e aviacionit rrëzuan 14 dronë mbi rajonin jugor Mikolaev, njoftoi guvernatori i saj. Ai sqaroi se në sulm janë shkaktuar dy zjarre që në ndërkohë janë shuar, ndërsa nuk ka raporte për viktima.

Armata rrëzoi edhe katër dronë mbi rajonin Hmelnicki, ndërsa nga mbetjet e tyre janë dëmtuar depo dhe punëtori në njërën nga kompanitë prodhuese, njoftoi guvernatori i rajonit, transmetoi Fena.

Katër dronë u rrëzuan mbi rajonet qendrore Çerkasi dhe Vinicë, ndërsa autoritetet lokale kumtuan se nuk ka të lënduar ose viktima.

Autoritetet rajonale ukrainase kumtuan se mbrojtja ajrore i ka goditur caqet, pa dhënë detaje për pasojat e sulmit.

Guvernatori i rajonit Shumi deklaroi se gjatë natës mbi rajon është rrëzuar një raketë balistike. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR