• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski e falënderoi Xhonsonin dhe Shumerin për ndihmën amerikane për Ukrainën

Zelenski e falënderoi Xhonsonin dhe Shumerin për ndihmën amerikane për Ukrainën

Kiev, 25 prill 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski sot u falënderua për votimin e ligjit amerikan për ndihmë të Ukrainës. Ai sot realizoi bisedë telefonike me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Majk Xhonson dhe liderin e shumicës në Senat, Çak Shumer. 

Zelenski në platformën Iks shkroi se e ka falënderuar Xhonsonin, "për lidershipin e tij që siguroi mbështetje të vërtetë dypartiake për ndihmën për Ukrainën". 

Ai në bisedën me Shumerin u falënderua për mbëshetjen e parezervë të Partisë Demokratike. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR