• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski e dënoi tentimin për atentat ndaj Trampit si dhunë politike

Zelenski e dënoi tentimin për atentat ndaj Trampit si dhunë politike

 Kiev, 16 shtator 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e dënoi sot "dhunën politike" pas tentativës së supozuar për atentat ndaj kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Tramp.

"Dhuna politike nuk ka vend askund në botë", tha Zelenski në rrjetin Iks, duke shtuar se është "mirë që i dyshuari për tentativë vrasje është  arrestuar shpejt".

 Zelenski nuk e komentoi lidhjen e të dyshuarit me Ukrainën,   që u raportua nga disa media.

 Agjentët e Shërbimit Sekret hapën zjarr ndaj një burri të armatosur me një pushkë gjysmë automatike, i cili drejtoi armën në klubin e golfit të ish-presidentit Donald Tramp në Florida, ndërsa ai luante golf.

 Trampi nuk është lënduar dhe është i sigurt, bëri të ditur policia, ndërsa Byroja Federale e Hetimit (FBI) po heton incidentin si një "tentativë për vrasje".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR