• e enjte, 03 tetor 2024

Zelenski do të mbajë fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos përmes video lidhjes

Zelenski do të mbajë fjalim  në Forumin Ekonomik Botëror në Davos përmes video lidhjes

 Kiev, 9 janar 2024 (MIA)  - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski javën e ardhshme do të marrë pjesë përmes video lidhjes në Forumin Ekonomik Botëror  (FEB) në Davos, kur është planifikuar të mbajë një "fjalim special për pjesëmarrësit".

 Ai do të ketë edhe takime onlajn edhe me drejtorët ekzekutivë të cilët marrin pjesë në Forum,  deklaroi kryetari i FEB-it, Borge Brende, transmeton Gardiani.

"Kjo ka të bëjë për shkak të situatës më të komplikuar gjeopolitike dhe gjeoekonomike në dekadat e fundit", tha Brende.

 Temë e forumit të këtij viti, i cili do të mbahet nga 15 deri më 19 janar në Alpet zvicerane, është "Rindërtimi i besimit", dhe një tjetër temë e rëndësishme do të jetë lufta në Ukrainë.

 Në forum do të marrin pjesë liderë të shumtë botërorë dhe politikanë të lartë, mes të cilëve  edhe presidenti izraelit Isak Hercog, presidenti i sapozgjedhur argjentinas Havier Milej, presidenti francez Emanuel Makroni dhe sekretari amerikan i shtetit Antoni Blinkeni.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR