• e hënë, 08 korrik 2024

Zelenski: Do të ketë më shumë aksione kundër Rusisë

Zelenski: Do të ketë më shumë aksione kundër Rusisë

Kiev, 26 shtator 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka deklaruzar sot se sanksionet kundër Rusisë nuk janë të mjaftueshme për të ndalur "agresionin" e saj dhe premtoi një aksion të ri ukrainas kundër "shtetit terrorist", njoftuan mediat britanike.

“Ne shohim qartë se cilat linja të presionit ndaj Rusisë duhet të forcohen në mënyrë që të parandalohet rritja e potencialit terrorist (të saj), tha Zelenski në video-fjalimin e tij të mbrëmjes.

Sipas tij, sanksionet nuk janë të mjaftueshme.

"Do të ketë më shumë nga aksionet tona ukrainase kundër shtetit terrorist. Për sa kohë që agresioni rus vazhdon, Rusia duhet të ndjejë humbjet, shtoi ai. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR