• e martë, 24 dhjetor 2024

Zelenski do të flasë në mbledhjen urgjente të KS të KB-së

Zelenski do të flasë në mbledhjen urgjente të KS të KB-së
Nju Jork, 23 nëntor 2022 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski do të flasë sonte në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për sulmet më të reja të Rusisë që shkaktuan ndërprerje të rrymës edhe në Moldavinë fqinje, deklaruan diplomatët. Zelenski do të flasë përmes video lidhjes në debatin e jashtëzakonshëm të kërkuar nga Ukraina dhe i cili duhet të fillojë në orën 16:00 (21:00 sipas Griniçit) në Nju Jork, deklaruan diplomatët për mediat perëndimore. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR