Zelenski diskutoi me palën amerikane për garancitë e sigurisë për Ukrainën
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, deklaroi se kishte folur me përfaqësuesit e administratës së presidentit, Donald Tramp, rreth garancive të sigurisë për Ukrainën, si dhe për pjesëmarrjen e partnerëve evropianë në atë proces.
- Post By Ramize Qamili
- 08:44, 2 prill, 2026
Kiev, 2 prill 2026 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, deklaroi se kishte folur me përfaqësuesit e administratës së presidentit, Donald Tramp, rreth garancive të sigurisë për Ukrainën, si dhe për pjesëmarrjen e partnerëve evropianë në atë proces.
"Patëm një bisedë të detajuar me Stiv Uitkof, ndërsa na u bashkuan dhe Xhared Kushner, Lindzi Gream dhe Mark Rute. Diskutuam përforcimin e diplomacisë, hapat e mundshëm, si dhe garancitë e sigurisë dhe rolin e evropianëve", tha Zelenski në video-fjalimin e tij para kombit.
Sipas tij, biseda ishte pozitive dhe u ra dakord për përforcimin e garancive të sigurisë.
"Ukraina duhet të marrë siguri të besueshme dhe kjo është detyra kryesore”, theksoi Zelenski, duke shtuar se është e rëndësishme të dihet se si do të reagojnë partnerët në rast të një agresioni të ri rus dhe çfarë do ta dekurajojë Rusinë nga veprime të mëtejshme.
Pyetja kryesore, sipas tij, mbetet se si dhe çfarë do të diskutohet me Rusinë në të ardhmen.
Më parë, Zelenski deklaroi se Moska gjoja kërkon që Ukraina të tërheqë forcat e saj nga Donbasi në afat prej dy muajsh, pas të cilave, sipas tij, lufta mund të përfundojë. "Nëse Ukraina nuk tërhiqet, Rusia po planifikon pushtime të mëtejshme dhe kushte të reja", tha ai. rq/
Foto: arkivi i MIA-s