• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski dhe Sunak nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunimin sigurie mes Britanisë së Madhe dhe Ukrainës

Zelenski dhe Sunak nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunimin sigurie mes Britanisë së Madhe dhe Ukrainës

Kiev, 12 janar 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski dhe kryeministri britanik, Risho Sunak sot në Kiev nënshkruan marrëveshje bilaterale për bashkëpunim në siguri, lajmërojnë mediumet ukrainase.

Dokumenti është quajtur "Marrëveshje për bashkëpunimin në siguri mes Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore" u nënshkrua nga liderët e të dy vendeve pas negociatave në Kiev, shkruan "Ukrainska Pravda".

"Po të kishte garanca të tilla në vitin 1991, posaçërisht me Britaninë e Madhe, lufta nuk do të fillonte", tha Zelenski.

Kryeministri Sunak shtoi se kjo është "garanca e parë nga të shumtat e sigurisë" që janë nënshkruar, duke cekur se Britania e Madhe është vendi i parë që i ka siguruar Ukrainës armatim ofenziv, tanke dhe raketa me rreze të gjatë veprimi.

Sunak dhe Zelenski shtuan se marrëvehsja është me validitet prej 10 viteve, me mundësi vazhdimi të afatit. Megjithatë, nëse Ukraina hyn në NATO para afatit të fundit, obligimet e sigurisë do të ndalojnë së vlejturi dhe do të sendërtohen në sistemin e Aleancës. ab/

foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR