• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Zelenski dekretoi ligjin për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm

Zelenski dekretoi ligjin për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm

Kiev, 9 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e ka dekretuar sot ligjin për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm nga 14 maji deri më 11 gusht.

Më 6 maj, Zelenski paraqiti në Parlament një propozim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm edhe për 90 ditë të tjera, raportoi "Kiev Independent".

Parlamenti ukrainas votoi për të miratuar zgjatjen dy ditë më vonë. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR