• e premte, 19 korrik 2024

Zelenski: Bota e civilizuar duhet ta ndalë luftën në Ukrainë që këtë vit

Zelenski: Bota e civilizuar duhet ta ndalë luftën  në Ukrainë që këtë vit

Kiev, 27 mars 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, mbrëmë deklaroi se përfundimi i luftës në Ukrainë tashmë këtë vit është detyrë e përbashkët e botës së civilizuar.

Zelenski në video-paraqitjen e rregullt të natës drejtuar bashkëkombasve, tha se tani është shumë me rëndësi, secili që ka ndikim ndaj informatave të marrë pjesë në punën informative, transmetoi agjencia ukrainase Unian.

Presidenti ukrainas tha se kjo nuk vlen vetëm për gazetarët, por për "të gjithë që mund ta përhapin të vërtetën për agresionin", përkatësisht të cilët mund "t'ia përkujtojnë botës burrat dhe gratë ukrainase të cilat kaluan nëpër okupim, nëpër humbje". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR