• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Zelenski bëri thirrje për unitet në Ditën e Pavarësisë

Zelenski bëri thirrje për unitet në Ditën e Pavarësisë

 Kiev, 24 gusht 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski në shënimin  e  32-vjetorit të Pavarësisë së vendit, ka bërë thirrje për unitet para pushtimit rus, i cili filloi saktësisht 18 muaj më parë, njoftoi DPA.

Në video-mesazhin e publikuar sot, Zelenski u shprehu falënderim  ushtarëve, të punësuarve në armatim, elektricistëve, gazetarëve, mësimdhënësve, mjekëve dhe sportistëve për përpjekjet e tyre dhe kujtoi sakrificat e bëra.

"Janbë të rëndësishëm të gjithë që punojnë dhe u japin punë të tjerëve", tha ai. “Të gjithë ata që paguajnë taksa ndihmuan që të mbështeten forcat e armatosura dhe të sigurohet fitorja e ardhshme”, tha Zelenski, raportoi agjencia gjermane.

 Dita e pavarësisë së Ukrainës shënohet në ditën kur në vitin 1991 Ukraina e shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik. 

 Pavarësisht disa sukseseve në kundërsulmin e Ukrainës kundër forcave ruse, Moska vazhdon të kontrollojë pothuajse një të pestën e territorit të fqinjit të saj, duke përfshirë gadishullin e Krimesë në Detin e Zi, të cilin e aneksoi në vitin 2014, përkujton DPA.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR