• e premte, 27 dhjetor 2024

Zelenski bën thirrje për negociata për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Zelenski bën thirrje për negociata për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Kiev, 9 maj 2023 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, sot i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të vendosë për hapjen e negociatave të para-anëtarësimit me Ukrainën.

- Ka kaluar kohë për të hequr këtë pasiguri artificiale politike në marrëdhëniet midis Ukrainës dhe BE-së. Ka ardhur koha për të marrë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit, tha Zelenski në Kiev në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Ai gjithashtu i bëri thirrje BE-së të përshpejtojë dërgimin e municioneve artilerie në Ukrainë.

Zelenski e falënderoi Fon der Lajen, e cila është në vizitë në Kiev në Ditën e Evropës, për vendimin evropian për të dorëzuar "një milion granata" në Ukrainë, por ai insistoi në një plan dorëzimi.

"Diskutuam çështjen kyçe: shpejtësinë e furnizimit dhe dorëzimit të këtij municioni. Tashmë është e nevojshme në fushën e betejës", theksoi Zelenski.

Sa i përket eksportit të drithërave ukrainas, ai përsëriti se kufizimet e BE-së janë të papranueshme “sepse forcojnë aftësitë e agresorit rus”.

Zelenski dje me dekret e shpalli 9 majin si Ditën e Evropës, ndërsa jo si ditë përkujtimore të fitores ndaj Gjermanisë naziste, siç festohet në Rusi, sipas traditës sovjetike.

"E mirëpres vendimin e Presidentit Zelenski për shpalljen e 9 majit si Ditën e Evropës. Ukraina është pjesë e familjes sonë evropiane", Lajen.

Ajo shtoi se prania e saj në Kiev me rastin e 9 majit është simbolike, por edhe se është një shenjë se “BE po punon krah për krah me Ukrainën për shumë çështje”. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR