• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zelenski: Asnjëherë nuk patëm për qëllim ta marrim centralin bërthamor në Kursk

Zelenski: Asnjëherë nuk patëm për qëllim ta marrim centralin bërthamor në Kursk

Kiev, 30 tetor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi sot se forcat ukrainase asnjëherë nuk patën për qëllim ta marrin centralin bërthamor në rajonin Kursk, gjatë sulmit në atë rajon, në fillim të gushtit.

Moska disa herë e akuzoi Kievin se planifikon sulm të centralit bërthamor Kursk, gjë të cilën e mohoi Ukraina.

"Rusët mendojnë se janë shumë të fuqishëm, por nëse do të donim ta merrnim centralin e tyre bërthamor, do ta kishim bërë atë. Mund t akishim bërë atë, por nuk deshëm. E kuptojmë se kjo do të thoshte se ne jemi të njejtë si Rusia", tha Zelenski, transmeton Kiev Indipendent.

Ai shtoi se Ukraina nuk e okupon infrastrukturën ruse, "siç bën Rusia me okupimin e centralit bërthamor Zaporozhje". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR