• e enjte, 18 korrik 2024

Zelenski arriti për vizitën e tij të parë zyrtare në Greqi

Zelenski arriti për vizitën e tij të parë zyrtare në Greqi

Athinë, 21 gusht 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot pasdite arriti në Athinë për vizitë zyrtare në Greqi dhe është planifikuar të takohet me kryeministrin grek, Kiriakos Micotakis, me presidenten greke, Materian Sakelaropulu, por edhe të marrë pjesë në darkën joformale në pallatin kryeministror së bashku me liderët e rajonit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Zelenskit në greqi pas invazionit rus në Ukrainë, ndërsa arritja në Athinë dhe programi u mbajtën në fshehtësi dhe zyrtarisht u kumtuan gjysmë ore para takimit me kryeministrin grek Micotakis.

Nga kabineti i kryeministrit grek kumtuan se Micotakis dhe Zelenski do të kenë takim tet-a-tet, më pas edhe takim të dy delegacioneve, pas çka do të pasojë konferenca për shtyp.

Pas takimit me kryeministrin Micotakis, Zelenski do të tkaohet me presidenten Sakelaropulu, ndërsa në 20:15 sipas kohës lokale do të marrë pjesë në darkën joformale për liderët nga rajoni, kushtuar perspektivës së BE-së të Ballkanit Perëndimor ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kovaçevski. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR