• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Zelenski: Armata kërkon mobilizim edhe të gjysmë milion njerëzve

Zelenski: Armata kërkon mobilizim edhe të gjysmë milion njerëzve

Kiev, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, deklaroi sot se ushtria ukrainase ka kërkuar që të mobilizohen 450.000 deri në 500.000 persona të tjerë.

"Çështja është shumë e ndjeshme. Ushtria ka njoftuar në mungesë të fuqisë punëtore dhe kërkoi mobilizimin të 450.000 deri në 500.000 burra. Ky është një numër serioz", tha Zelenski në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se përfaqësuesit e ushtrisë dhe qeverisë do të diskutojnë për këtë "çështje të ndjeshme", pas së cilës parlamenti do të shqyrtojë mobilizimin shtesë dhe tregoi se një mobilizim kaq masiv do të kërkonte fonde shtesë.

"Për këtë do të nevojiten edhe 13.5 milionë dollarë shtesë", tha Zelenski.

Ai deklaroi se "askush nuk e di" se kur do të përfundojë lufta me Rusinë dhe vlerësoi se Ukraina mund të fitojë më shpejt nëse vazhdon të rezistojë.

Zelenski shtoi se Ukraina nuk është afër humbjes, duke deklaruar se më parë ka qenë në një pozicion më të vështirë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR