• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zelenski: Aftësitë e forcave tokësore të Ukrainës do të jenë të kufizuara për sa kohë që Rusia ka epërsi ajrore

Zelenski: Aftësitë e forcave tokësore të Ukrainës do të jenë të kufizuara për sa kohë që Rusia ka epërsi ajrore

Kiev, 19 prill 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, sot vlerësoi se mundësitë e forcave tokësore të Ukrainës, me municion dhe fuqi punëtore të pamjaftueshme, janë "të kufizuara" dhe do të mbeten të tilla për sa kohë që Rusia, e cila ka pushtuar pjesë të territorit të tyre, ka epërsi ajrore, raportoi Beta.

"Për fat të keq, është e qartë se, derisa Rusia ka epërsi ajrore dhe mund të mbështetet në terrorin e dronëve dhe raketave të saj, opsionet tona në tokë janë të kufizuara", tha ai në një mesazh drejtuar vendeve të NATO-s.

Ndërsa dërgesat e armëve në Kiev vonohen për shkak të pengesave në Kongresin amerikan, Ukraina ka varfëruar rezervat e saj të municioneve dhe raketave kundërajrore.

Ndërkohë, Rusia ka rritur prodhimin e armëve dhe ka disa muaj që ka iniciativën në frontin lindor.

Gjatë asaj kohe, paketa e vonuar prej kohësh arriti në agjendën e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, pavarësisht kundërshtimit të krahut të djathtë ekstrem të Partisë Republikane, e cila ka një shumicë të vogël në të. qa

Foto: Akivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR