• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenska paralajmëroi në "rrezik vdekjeprurës" nëse ndalet ndihma nga Perëndimi

Zelenska paralajmëroi në

 Kiev, 9 tetor 2023 (MIA)  -  "Rrezik vdekjeprurës" do të varet mbi Ukrainën nëse Perëndimi e tërheq ndihmën financiare për rezistencën kundër forcave të presidentit rus Vladimir Putin, paralajmëroi Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, cituar nga DPA.

 Bashkëshortja e presidentit ukrainas Volodimir Zelenskit thotë se njerëzit në vendin e saj do të lihen të vdesin nëse bota lodhet t'i japë ndihmë vendit. Ajo qartë i bëri këto paralajmërime në një intervistë me Bi-Bi-Sin-në në kontekst të presionit britanik ndaj republikanëve në Kongresin Amerikan për të miratuar ndihmë të re amerikane për Kievin.

Të enjten, ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Kameron e përdori vizitën në Uashington për t'i paralajmëruar republikanët se bllokimi i një pakete të re ndihme për Ukrainën ishte një "dhuratë e Krishtlindjeve" për Putinin. Këtë javë, Senati, Shoma e Lartë e Kongresit të SHBA, nën kontroll të republikanëve, e  bllokoi projekt-ligjin të mbështetur nga demokratët për sigurimin e miliarda dollarë ndihmë për Ukrainën.

 "Në të vërtetë na duhet ndihmë. E thënë thjesht, nuk kemi të drejtë të lodhemi nga kjo situatë, sepse nëse e bëjmë, do të vdesim. Dhe nëse bota lodhet duke na ndihmuar, vetëm do të na lërë të vdesim", deklaroi Zelenska për Bi-Bi-Si-në.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR