• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski - Frederiksen: Danimarka ka luajtur një rol kyç në vendimin për dërgimin e aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë

Zelenski -  Frederiksen: Danimarka ka luajtur një rol kyç në vendimin për dërgimin e aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë

 Lviv, 23 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, sot theksoi nevojën për forcimin e sanksioneve antiruse dhe tha se kushdo që ndihmon Rusinë t'i anashkalojë sanksionet duhet të mbajë përgjegjësi.

"Në të ardhmen duhet thelbësisht t'i forcojmë  sanksionet kundër Rusisë dhe t'i eliminojmë të gjitha truket ruse lidhur me këtë drejtim. Çdo skemë për anashkaluimin e  sanksioneve është fjalë për fjalë një investim në terror. Prandaj, kushdo që ndihmon Rusinë t'i anashkalojë sanksionet duhet të mbajë përgjegjës", theksoi Zelenski në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren daneze Mete Frederiksen në Lviv. 

 Sipas tij, edhe një tjetër detyrë themelore këtë vit është "konfiskimi i pasurive ruse që tashmë janë të ngrira, veçanërisht në juridiksionet evropiane".

"Putini i vlerëson paratë shumë më tepër se jetën njerëzore, dhe për këtë do ta ndjejë çmimin e vërtetë të agresionit të tij përmes humbjes së parave dhe pronës",  tha Zelenski. 

 Ai vlerësoi se Danimarka ka luajtur  një rol kyç në miratimin e vendimit për dërgimin e aeroplanëve  luftarakë F-16 në Ukrainë dhe shprehu mirënjohje për çdo manifestim të "mbështetjes daneze për vendin, popullin dhe të drejtën ndërkombëtare".

 Ai përkujtoi në nisjen e programit për financim të eksportit përmes fondit special të investimeve të Danimarkës për  mbështetjen e dërgesave në Ukrainë, veçanërisht pajisjen. "Kjo është ajo që vërtet ndihmon. Sa më shumë rezultate të përbashkëta  arrijmë, aq më e madhe është paaftësia e Rusisë për t'i arritur qëllimet e saj agresive", theksoi Zelenski.

Kryeministrja daneze tha se aeropanët luftarakë F-16, të cilat do t'i sigurojë Danimarka, do të dorëzohen në verën e këtij viti.

"Të gjithë jemi shumë të lumtur që Danimarka do t'i sigurojë këto luftëtarë në bashkëpunim me Holandën, Belgjikën dhe SHBA-në. Kjo është një armë shumë e fuqishme. Shpresoj se do të jemi në gjendje t'i shohim F-16 në hapësirën ajrore të Ukrainës në të ardhmen e afërt, para verës", tha Frederikseni. 

 Ajo përkujtoi se trajnimi i pilotëve ukrainas filloi në gusht të vitit të kaluar dhe se po zhvillohet "shumë shpejt dhe shumë mirë".

Zelenski dhe kryeministrja e Danimarkës sot në Lviv  nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë.

 

 

Paraprakisht, ata bënë homazhe për mbrojtësit e rënë të Ukrainës

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR