• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zeka: Kompanitë amerikane shmangin bashkëpunimin me ato të Kosovës

Zeka: Kompanitë amerikane shmangin bashkëpunimin me ato të Kosovës

Prishtinë, 16 gusht 2024 (MIA) - Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian Zeka ka thënë se raportet e ftohura ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së, po ndikojnë negativisht edhe në investimet e huaja në vend, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Zeka në intervistë për televizioni Tëvë1 ka thënë se ka raste kur kompani amerikane i shmangen bashkëpunimit me ato nga Kosova "për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë" në vend.

"Kemi raste kur kompani amerikane i shmangen bashkëpunimit me kompani nga Kosova për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë në dy tri vitet e fundit dhe kjo sërish për shkak të tensioneve në veri të vendit. Pasiguria juridike dhe fizike që përçohet nga vendi ynë kanë ndikim në marrjen e investimeve të huaja meqë janë faktorë të rëndësishëm dhe merren parasysh nga investitorët potencial", ka thënë Zeka.

Sipas Zekës, arritja e një marrëveshje për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ishte në dobi edhe të investimeve nga jashtë, ndërsa e ka vlerësuar jetik koordinimin e qeverisë me aleatët. fc/

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR