• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zeder - Sholcit: E keni dërguar vendin në qorrsokak, gjysma e botës po qesh me ne

Zeder - Sholcit: E keni dërguar vendin në qorrsokak, gjysma e botës po qesh me ne

Berlin, 13 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri i Bavarisë dhe lideri i Unionit Kristiano-Socialist (CSU), Markus Zeder, sot e ka akuzuar kancelarin gjerman Olaf Sholc (SPD) se me politikën e tij e ka dërguar vendin në qorrsokak.

"Kjo është mungesë e plotë e realitetit. Asnjë qeveri nuk e ndan vendin më thellë se aktualja", theksoi Zeder në Bundestag.

Sipas tij rrëzimi i koalicionit qeveritar javën e kaluar nuk është fare dinjitoz dhe gjysma e vendit ka turp nga kjo, ndërsa gjysma e botës na qesh me ne. zeder ka dërguar edhe një kritikë drejt Sholcit.

"Nuk është me rëndësi egoja jote, por mirëqenie e njerëzve", theksoi Zeder.

Lideri i CSU vlerësoi se do të jetë detyrë e vështirë që të nxirret Gjermania nga kriza.

Në Parlamentin gjerman sot është mbajtur debat në të cilën liderët e partive udhëheqëse i janë drejtuar kancelarit Sholc, pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR