• e diel, 24 nëntor 2024

Zbuluesit e SHBA-së: Rusia përballet me "mungesë serioze të resurseve njerëzore" në luftën kundër Ukrainës

Zbuluesit e SHBA-së: Rusia përballet me
Uashington, 1 shtator 2022 (MIA) – Rusia përballet me “mungesë serioze të resurseve njerëzore” në luftën gjashtëmujore me Ukrainën, konkluduan shërbimet e inteligjencës së SHBA-së, njoftuan një pjesë e mediave amerikane. Rusia tenton përmes mënyrave të ndryshme për ta zgjidhur problemin e mungesës së trupave të mjaftueshme, të tilla si detyrimi i ushtarëve të plagosur të kthehen në linjat e betejës, punësimi i kompanive private të sigurisë dhe madje thirrja e të burgosurve të luftës, deklaroi një zyrtar amerikan i paidentifikuar. Sipas tij, siç është konfirmuar nga inteligjenca, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë së shpejti do të fillojë të thërrasë kriminelët për të hyrë në shërbim "në këmbim të një faljeje dhe kompensimi financiar". Siç dihet, presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar nënshkroi një dekret për rritjen e numrit të forcave të armatosura me 137,000 ushtarë, ose gjithsej 1.15 milionë njerëz. Dekreti hyn në fuqi më 1 janar. Zëvendësministri amerikan i Mbrojtjes, Kolin Kall, kohë më parë deklaroi se sipas vlerësimeve të SHBA-së, në muajt e parë të luftës Rusia ka pësuar humbje të mëdha. Në fillim të kësaj jave, administrata e Bajdenit kumtoi se Rusia kishte hasur probleme teknike me dronët e prodhuar nga Irani. Dronet që Rusia i mori nga Teherani kanë arritur nga mesi i gushtit, njofton Uashington post. Gazeta gjithashtu kumtoi edhe se ukrainasit kanë shfrytëzuar lanserë të rremë raketorë Himars të bëra prej druri për t'i drejtuar sistemet raketore ruse për të qëlluar në to dhe me këtë t'i përdorin raketat balistike të armikut. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR