• e premte, 27 dhjetor 2024

Zbulohet një varr masiv në Përmet, Meta kërkon reagim urgjent nga institucionet 

Zbulohet një varr masiv në Përmet, Meta kërkon reagim urgjent nga institucionet 
Tiranë, 15 korrik 2021 (MIA) - Një varr masiv i viktimave të komunizmit është zbuluar në lagjen e re në Përmet gjatë aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e rrugës. Kryetari i  Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika, ka deklaruar se ky vend ka shërbyer për ekzekutimin e disidentëve dhe kundërshtarëve të regjimit dhe ka qenë hapësire e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për kreun e shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politikë Nebil Çika, ky vend ka shërbyer për ekzekutimin e disidentëve dhe kundërshtarëve të regjimit dhe ka qenë hapësire e Ministrisë së Punëve të Brendshme. "Janë katër varre që ne dyshojmë se janë të të zhdukurve nga diktatura komuniste, të të pushkatuarve. Kemi gjetur vetëm katër, në fakt dyshohet nga dëshmitarët dhe nga indiciet që të jetë një varrezë shumë e madhe. Pra, edhe ndërtesat që janë ndërtuar këtu, një pjesë e tyre dyshohet që të jenë bërë mbi varre. Në diktaturën komuniste këtu ka qenë një repart ushtarak, nga ato repartet famëkeqe të ndjekjes që ndiqnin armiqtë e komunizmit, diversantët, ata që arratiseshin dhe deri në vitin 1991 ka qenë qendra më e madhe e stërvitjes së ushtarëve të kufirit për të gjithë jugun e Shqipërisë" shtoi Çika. Menjëherë reagoi edhe presidenti Ilir Meta, i cili në publikimin në rrjetet sociale, u bën thirrje institucionet shtetërore përgjegjëse ky rast të ndriçohet me transparencë dhe të zbulohet e vërteta. Në Shqipëri deri tani janë identifikuar 29 vende ku dyshohet se janë varrosur trupat e të burgosurve politikë, të vrarë gjatë kohës së regjimit komunist. ar/  

QËNDRONI TË LIDHUR