• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zbulohen gjithsej 46 kilogramë kokainë në një kontejner me banane në portin e Selanikut

Zbulohen gjithsej 46 kilogramë kokainë në një kontejner me banane në portin e Selanikut

Athinë, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Në një kontejner me banana që ka arritur në portin e Selanikut nga Amerika Latine janë zbuluar dhe sekuestruar 45 kilogramë dhe 993 gramë kokainë, ndërsa janë arrestuar katër shtetas të huaj, anëtarë të një organizate kriminale ndërkombëtare, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Policia greke bëri të ditur se lidhur me rastin ka pasur bashkëpunim me Zyrën e DEA-s në Ambasadën e SHBA-së në Athinë, ndërsa droga ishte e destinuar për vendet evropiane, por edhe për Greqinë.

Janë arrestuar katër shtetas të huaj të moshës 32 deri në 44 vjeç, ndërsa në këtë rast janë përfshirë edhe anëtarë të tjerë të rrjetit, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Nga hetimi rezultoi se të paktën nga fillimi i nëntorit të vitit 2024, të pandehurit kanë formuar një organizatë kriminale me karakter ndërkombëtar dhe ishin aktivë në tregtimin e sasive të konsiderueshme të drogës (kokainë) nga Amerika Latine e destinuar për tregun europian, ndërsa për të arritur qëllimin, anëtarët e organizatës përdorën rrugën detare, duke fshehur ngarkesat e kokainës në sistemet e ftohjes së kontejnerëve që transportonin mallra legale. rq/

Foto/video: Policia e Greqisë

QËNDRONI TË LIDHUR