• e enjte, 18 korrik 2024

Zbardhet grabitja në fabrikën e kanabisit në Çellopek, pesë persona janë arrestuar

Zbardhet grabitja në fabrikën e kanabisit në Çellopek, pesë persona janë arrestuar

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Policia ka zbargjur plotësisht rastin me grabitjen në fabrikën e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore në Çegrat në Gostivarit që ka ndodhur në nëntor të këtij vitit dhe gjatë të cilit janë 44 thasë me gjithsej 552, 85 kilogramë kanabis. Në lidhje me rastin janë parashtruar kallëzime penale për pesë persona.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë-Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve dhe sigurimit të provave materiale dhe teknike në bashkëpunim dhe koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike – Sektori  për Trafikim të Kundërligjshëm me Droga, Armë dhe Substanca të Rrezikshme, SPB Ohër, NJPB Strugë dhe NJPB Dibër kanë zbardhur plotësisht grabitjen e kryer më 26 nëntor të këtij viti në fabrikën e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore në Çegran të Gostivarit.

Siç informuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme, dje dhe pardje nëpunës policor kanë privuar nga liria pesë persona, ndërsa Zyra e jashtme për  çështje kriminalistike Gostivar ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Gostivar për veprën penale të kryer “grabitje” kundër:  N.I.(39) nga Dibra, N.R.(29) dhe G.S.(36) nga Struga dhe gostivarasit R.B.(32) dhe G.B.(18)

Ata dyshohen se me datën 26 të muajit të kaluar rreth orës 22:30 kanë sulmuar fizikisht punonjësin e sigurimit të fabrikës në Çegran, e më pas e kanë kërcënuar me armë zjarri dhe e kanë lidhur dhe më pas i kanë marrë 44 thasë me gjithsej 552, 85 kilogramë kanabis. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR