• e mërkurë, 15 janar 2025

Mexhiti: Dështimi i interpelancës me vetëm 3 vota tregon humbjen e busullës nga BDI

Mexhiti: Dështimi i interpelancës me vetëm 3 vota tregon humbjen e busullës nga BDI

Shkup, 14 janar 2025

Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti e ka cilësuar si të paprecedent dhe të pasuksesshëm dështimin e interpelancës së iniciuar nga BDI ndaj tij. Në një intervistë për emisionin “Tema e ditës” në televizionin Sitel, Mexhiti theksoi:

“Nëse nuk gaboj, në historinë e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, interpelanca e fundit ndaj meje është një huqje totale me vetëm 3 vota. Kjo tregon se udhëheqësit e BDI-së e kanë humbur kompasin, ku as deputetët e tyre nuk besojnë më në politikat e tyre që assesi të heqin dorë nga personat në listë të zezë, nga skandalet korruptive, nuk fokusohen në reforma por vazhdojnë me iniciativa të cilat as vet i besojnë.”

Ky dështim, sipas Mexhitit, shpalos krizën e thellë të besimit brenda partisë dhe orientimin e saj të gabuar politik.

Pas dështimit të interpelancës, as deputetët e BDI-së nuk besojnë më në politikat e tyre

Zëvendëskryeministri i pare Mexhiti, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Tema e Ditës” në Televizionin Sitel, komentoi dështimin e interpelancës ndaj tij, duke theksuar se ky incident ka nxjerrë në pah krizën e thellë brenda BDI-së.

“Pas dështimit të interpelancës ndaj meje, është bërë e qartë që as anëtarët, as deputetët dhe as udhëheqësia e BDI-së nuk besojnë më në politikat e tyre. Për këtë arsye, i bëj thirrje anëtarëve të sinqertë të BDI-së, që të bashkohen me Lëvizjen Demokratike dhe VLEN-in, sepse tek ata anija po fundoset,” deklaroi Mexhiti.

Deklarata e tij erdhi pas një interpelance që përfundoi me vetëm tre vota pro, duke theksuar humbjen e besimit në udhëheqjen aktuale të BDI-së.

Anija e BDI-së po fundoset, ftoj anëtarët e sinqertë të bashkohen me VLEN-in

Mexhiti gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Tema e Ditës” në Televizionin Sitel, komentoi dështimin e interpelancës ndaj tij, duke theksuar se ky incident ka nxjerrë në pah krizën e thellë brenda BDI-së.

“Pas dështimit të interpelancës ndaj meje, është bërë e qartë që as anëtarët, as deputetët dhe as udhëheqësia e BDI-së nuk besojnë më në politikat e tyre. Për këtë arsye i bëj thirrje anëtarëve të sinqertë të BDI-së, që të bashkohen me Lëvizjen Demokratike dhe VLEN-in, sepse tek ata anija po fundoset,” deklaroi Mexhiti.

Deklarata e tij erdhi pas një interpelance që përfundoi me vetëm tre vota pro, duke theksuar humbjen e besimit në udhëheqjen aktuale të BDI-së. 

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR