Zaluzhni: U rrëzuan të gjitha 28 raketa dhe 15 dronë me të cilat Rusia mbrëmë e sulmoi territorin ukrainas
- Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi të gjitha 28 raketat dhe 15 dronët me të cilët Rusia sulmoi territorin e saj mbrëmë, tha komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valeri Zaluzhni, i cituar nga agjencitë.
- Post By Sara Ademi
- 10:05, 30 gusht, 2023
Kiev, 30 gusht 2023 (MIA) - Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi të gjitha 28 raketat dhe 15 dronët me të cilët Rusia sulmoi territorin e saj mbrëmë, tha komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valeri Zaluzhni, i cituar nga agjencitë.
Autoritetet ukrainase njoftuan mëngjesin e sotëm se të paktën dy persona u vranë nga sulmet dhe po aq u plagosën në një sulm në kryeqytetin e Kievit, i kryer në orët e para të mëngjesit. Disa persona u plagosën në rajonin e gjerë të Kievit.
Shefi i administratës ushtarake në Kiev, Sergij Popko, tregoi në rrjetin social Telegram se në mesin e të plagosurve ishte një grua e cila u plagos nga xhami i thyer dhe se ajo u dërgua në spital.
Në sulmin e mbrëmshëm, Ukraina u sulmua fillimisht nga një seri raketash të lëshuara nga Deti Kaspik, e ndjekur nga një sulm me dron i nisur nga veriu.
Një alarm për sulm ajror është lëshuar në të gjithë vendin. Raportohet gjithashtu për lëshimin e raketave në drejtim të rajonit Odesa në jug të Ukrainës. sa/
foto: Arkivi i MIA-s