• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zalluzhni shkarkohet nga shërbimi ushtarak, emërohet ambasador në Londër

Zalluzhni shkarkohet nga shërbimi ushtarak, emërohet ambasador në Londër

Kiev, 9 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski sot nënshkroi dekret për shkarkimin zyrtar të ish komandantit suprem, Valerij Zalluzhni nga shërbimi ushtarak, kinse për probleme shëndetësore, ndërsa pastaj e emëroi për ambasador të ri të Ukrainës në Britaninë e Madhe dhe Irlandën Veriore. 

Mediat ukrainase informojnë se Zalluzhnit do t'i lejohet të mbajë uniformën ushtarake, edhe pse është liruar nga detyra ushtarake. 

Gjithashtu, sot ishte nënshkruar dekret për shkarkim të komandantit të forcave për operacione speciale Sergej Lupançuk, i cili në atë pozicion erdhi para rreth gjysmë viti. Në vendin e tij do të emërohet Aleksandar Trepak. 

Zelenski sot nënshkroi edhe një dekret, me të cilin është zgjedhur komandant i ri i forcave për mbështetje të forcave të armatosura të Ukrainës. Ai është Dmitrij Gerega. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR