• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zaharova: Situata në front është monstruoze dhe katastrofike për Zelenskin

Zaharova: Situata në front është monstruoze dhe katastrofike për Zelenskin

Moskë, 28 shkurt 2024 (MIA) - Situata në front për presidentin ukrainas Volodimir Zelenski është monstruoze dhe katastrofike, madje edhe deklarata e presidentit francez Emanuel Makron për mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë nuk do të ndihmojë, tha përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zaharova për mediat ruse.

"Situata në front për regjimin në Kiev është monstruoze, katastrofike. Asgjë nuk mund t'i shpëtojë: as gënjeshtra e hapur që minimizon humbjet, as mburrja. A pati efekt kjo deklaratë? Krejt e kundërta", tha Zaharova.

Zaharova shtoi se në sfondin e deklaratave të Makronit ka shumë deklarata të përfaqësuesve të vendeve të NATO-s dhe strukturave të saj se nuk po mendojnë në asnjë mënyrë për dërgimin e trupave në Ukrainë.

"Sinjali ishte saktësisht i kundërt - se ata e tradhtuan Ukrainën dhe do të vazhdojnë ta përdorin dhe tradhtojnë atë", tha ajo.

Makron tha të hënën se në një takim në Paris, ku përfaqësuesit e njëzet vendeve perëndimore diskutuan mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën në konfliktin me Rusinë, u ngrit tema e dërgimit të mundshëm të forcave tokësore perëndimore në Ukrainë. Sipas tij, pjesëmarrësit nuk kanë arritur një konsensus për këtë temë, por një skenar i tillë nuk mund të përjashtohet në të ardhmen. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR