• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zaharova: Rusia po përgatit një përgjigje ndaj Moldavisë për shkak të reduktimit të diplomatëve rusë në vend për spiunim

Zaharova: Rusia po përgatit një përgjigje ndaj Moldavisë për shkak të reduktimit të diplomatëve rusë në vend për spiunim

Kishinjev/Moskë, 26 korrik 2023 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, tha sot në një konferencë për shtyp se masa e Moldavisë për të zvogëluar numrin e diplomatëve rusë në vend për shkak të spiunimit të supozuar është një hap i mëtejshëm drejt shkatërrimit të marrëdhënieve dypalëshe midis vendeve dhe se Rusia do të përgjigjet për këtë.

Moldavia njoftoi se do ta ulë numrin e personelit të diplomatëve rusë në vend, lajmëroi Tass.

Moldavia dje u bëri thirrje diplomatëve rusë për shkak të shkrimeve në mediat në vend se Ambasada ruse në Kishinjev ka vendosur një sasi të madhe të pajisjeve satelitore  në çatinë e ndërtesës, që mund të përdoret për spiunim.

"Kjo është një fantazi që nuk ka lidhje me realitetin", tha Zaharova, transmetoi Skaj njuz.

Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Moldavisë janë tensionuar që kur Rusia e sulmoi Ukrainën.

Rusia ka trupa të stacionuara në rajonin separatist moldav të Transnistrisë, i cili kufizohet drejtpërdrejt me Ukrainën. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR