• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zaharova: Rusia nuk do të marrë pjesë në konferencën për Ukrainën

Zaharova: Rusia nuk do të marrë pjesë në konferencën për Ukrainën

Moskë, 29 shkurt 2024 (MIA) - Rusia nuk ka ndërmend të marrë pjesë në konferencën për Ukrainën, mundësinë për të cilën e ka përmendur ministri i Jashtëm ukrainas, Dimitrij Kuleba, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.

Paraprakisht, Kuleba deklaroi se negociatat me Rusinë për zgjidhjen e konfliktit të armatosur me Ukrainën mund të zhvillohen midis samitit të parë dhe të dytë për "formulën për paqe" të presidentit ukrainas, Vollodimir Zelenski.

"Rusia nuk ka ndërmend të marrë pjesë në këtë konferencë. Formula e Zelenskit nuk është asgjë tjetër vetëm se alkimi", tha Zaharova. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR