• e martë, 24 dhjetor 2024

Zaharova: Rusia i hedh poshtë akuzat amerikane për përzierje në zgjedhje

Zaharova: Rusia i hedh poshtë akuzat amerikane për përzierje në zgjedhje

Soçi, 5 nëntor 2024 (MIA) – Rusia i hedh poshtë akuzat e agjencive të inteligjencës amerikane për kinse përzierje në zgjedhjet në SHBA dhe përhapjen e gënjeshtrave për to, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova. 

“Tani e gjithë bota është ngrirë, jo në pritje, por në fakt në tmerr nga proceset zgjedhore që po ndodhin në SHBA, se dikush u përzihet në zgjedhje. Shërbimet e inteligjencës tashmë e akuzuan Rusinë dhe vende të tjera për përhapjen e gënjeshtrave për zgjedhjet amerikane dhe kinse përhapjen e gënjeshtrave në shoqërinë amerikane. Nëse i dëgjoni dy kandidatët amerikanë për president se si akuzohen ndërmjet vete se gënjejnë, atëherë vendet e tjera nuk kanë çka bëjnë këtu”, tha Zaharova. 

Paraprakisht, FBI, Agjencia Kombëtare e Inteligjencës dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Mbrojtje të Infrastrukturës njoftuan se persona që kanë lidhje me Rusinë kanë fabrikuar një video e cila por qarkullon në rrjetet sociale për mashtrim të votuesve në shtetin Xhorxhia. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR