• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zaharova: NATO-ja është në luftë me Rusinë

Zaharova: NATO-ja është në luftë me Rusinë

Moskë, 11 korrik 2023 (MIA) - NATO-ja është thellësisht e përfshirë në konfliktin në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zaharova, transmeton Tass-i.

 "A mendoni vërtet se NATO-ja nuk është në luftë me Rusinë? Në fakt, NATO-ja i siguron të gjitha armët, luftëtarët, mercenarët, instruktorët, këshilltarët dhe informacionet e inteligjencës për regjimin në Kiev. NATO-ja është padyshim e përfshirë në aktivitetet ushtarake atje, nuk ka dyshim se është NATO-ja ajo që e solli regjimin në Kiev deri në këtë pikë", vuri në dukje Zaharova.

 Agjencia ruse kujton se presidenti rus Vladimir Putini më 24 shkurt të vitit 2022 paralajmëroi një operacion të posaçëm ushtarak në Ukrainë, bazuar në kërkesat e liderëve të republikave në Donbas në kushte të përshkallëzimit të tensioneve në rajon, kur autoritetet në Republika Popullore të Donjeckut (RPD) dhe  Republika Popullore e Luganskut (RPL), raportuan  për disa nga granatimet më të rënda në atë kohë.

Perëndimi, si përgjigje të invadimit, vendosi sanksione ndaj Rusisë. Përveç kësaj, vendet perëndimore kanë filluar ta furnizojnë Ukrainën me sasi të mëdha armësh dhe pajisje ushtarake, vlera e përgjithshme e të cilave aktualisht vlerësohet në miliarda dollarë.

 Kievi  vazhdimisht kërkon që forcat ukrainase të pajisen me armë shtesë dhe pajisje më të avancuara, raketa me rreze të gjatë veprimi dhe aeroplanë. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR