• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Zaharova me një pyetje për Shtëpinë e Bardhë: A jeni të sigurt se është Shteti Islamik, ndoshta duhet të mendoni përsëri

Zaharova me një pyetje për Shtëpinë e Bardhë: A jeni të sigurt se është Shteti Islamik, ndoshta duhet të mendoni përsëri

Moskë, 25 mars 2024 (MIA) - Rusia sot ka shprehur dyshime për pretendimet amerikane se Shteti Islamik (SHI) është përgjegjës për sulmin në një sallë koncertesh në afërsi të Moskës, ku e humbën jetën 137 persona, ndërsa u plagosën 182.

Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova, vuri në dyshim pretendimet amerikane për përgjegjësinë e grupit xhihadist të përmendur, i cili jo shumë kohë më parë kontrollonte zona të gjera të Irakut dhe Sirisë.

"Vëmendje - pyetje për Shtëpinë e Bardhë: A jeni të sigurt se është Shteti Islamik? Ndoshta duhet të mendoni përsëri," tha Zaharova.

Përveç kësaj, ajo pretendon se SHBA-ja po përhap versionin e SHI-së si "mbeturina" për të mbrojtur "të mbrojturit" e tyre në Kiev dhe kujtoi se SHBA-ja ka mbështetur "muxhahedinët" në luftën kundër forcave sovjetike në vitet '80. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR