• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zaharova i përgjigjet presidentit të Estonisë

Zaharova i përgjigjet presidentit të Estonisë

Moskë, 27 maj 2024 (MIA) – Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova ka komentuar deklaratën e presidentit të Estonisë, Alar Karis i cili tha se është i nevojshëm gjunjëzimi i Rusisë.

"Dhe si do ta bëjë këtë le të tregojë”, tha Zaharova, raporton RIA Novosti.

Presidenti i Estonisë Alar Karis deklaroi se vendet fqinje të Rusisë duhet siç tha ai, "të përgatiten për më të keqen" dhe se Rusia nuk do të ndryshojë as pas sundimit të presidentit Vlladimir Putin.

Karis për shërbimin publik finlandez Yle deklaroi se më e rëndësishme për momentin është të ndalet "makineria ruse e luftës".

"Do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta gjunjëzuar Rusinë dhe Putinin. Atëherë mund të fillojnë diskutime serioze për përfundimin e luftës në Ukrainë", ka thënë Karis.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR