Zëvendës-sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland ka mbërritur në Kiev
- Zëvendës-sekretarja amerikane e Shtetit për çështje politike, Viktoria Nuland ka mbërritur në Kiev, ka bërë të ditur ambasadorja amerikane në Ukrainë, Brixhit Vrink në rrjetin social X.
- Post By Melahat Baftija
- 15:04, 31 janar, 2024
Kiev, 31 janar 2024 (MIA) - Zëvendës-sekretarja amerikane e Shtetit për çështje politike, Viktoria Nuland ka mbërritur në Kiev, ka bërë të ditur ambasadorja amerikane në Ukrainë, Brixhit Vrink në rrjetin social X.
"Sot do të takohemi me liderët qeveritarë, veteranët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që ta theksojmë përkushtimin tonë të përbashkët për mposhtje të agresionit rus në Ukrainë", shkroi Brink.
Nuland ka mbërritur në Ukrainë në bisedime në kushte të pasigurisë së rritur rreth ndihmës amerikane ekonomike dhe ushtarake për Kievin, ndërsa lufta ruse kundër Ukrainës i afrohet dyvjetorit.
Ukraina në masë të madhe mbështetet në përkrahjen e aleatëve perëndimorë që ta parandalojë pushtimin e plotë të Rusisë, i cil ka filluar më 24 shkurt të vitit 2022. mb/
Foto: X