• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Zëvendësministri amerikan i Financave vizitoi Ukrainën, diskutoi për sanksionet kundër Moskës

Zëvendësministri amerikan i Financave vizitoi Ukrainën, diskutoi  për sanksionet kundër Moskës

Uashington, 29 maj 2024 (MIA) -  Zëvendësministri amerikan i Financave, Valli Adejemo, vizitoi sot Kievin për të diskutuar për mbështetjen financiare të SHBA-së, zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe përdorimin e fondeve të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj me Moskën.

Adejemo foli me përfaqësues të Ministrisë së Financave të Ukrainës dhe Zyrës së presidentit. Në Shkollën Ekonomike të Kievit, ai foli me profesorë dhe grupe të shoqërisë civile që punojnë në politikën e sanksioneve dhe mënyrat për t'i bërë sanksionet kundër Rusisë më efektive.

Ekonomia ruse është shndërruar në një ekonomi ushtarake në të cilën të gjitha mjetet e prodhimit dhe industrisë janë fokusuar tani në prodhimin e armëve për luftën në Ukrainë, tha Adejemo në Kiev.

Presidenti amerikan Xhozef Bajden nënshkroi një ligj në prill që lejon Uashingtonin të konfiskojë rreth pesë miliardë dollarë në asetet shtetërore ruse të vendosura në SHBA. Por shumica e 260 miliardë dollarëve në asetet e ngrira ruse janë në Evropë dhe zyrtarët amerikanë shpresojnë në konsensus nga aleatët e tyre evropianë se si t'i shpenzojnë ato para. sa/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR