• e mërkurë, 25 shtator 2024

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti në SHBA takoi gjeneralin Vesli K.Klark

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti në SHBA takoi gjeneralin Vesli K.Klark

Shkup, 25 shtator 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar  gjeneralin Vesli K.Klark. Mexhiti është shprehur se bisedat me ish-komandantin e Forcave të NATO-s si gjithmonë janë tejet të frytshme dhe bartje e përvojave të jashtëzakonshme.

Siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Mexhiti ka theksuar se kanë biseduar për faktin se siguria dhe paqja janë ngushtë të lidhura me bashkëpunimin ndërkombëtar, por para se gjithash janë edhe me zhvillimin ekonomik.

"Në suaza të vizitës time në ShBA ishte kënaqësi të takoja gjeneralin Vesli K.Klark. Bisedat me ish-komandantin e Forcave të NATO-s si gjithmonë janë tejet të frytshme dhe bartje e përvojave të jashtëzakonshme. Diskutuam mbi faktin se siguria dhe paqja ndërlidhen ngusht me bashkëpunimet ndërkombëtare, por mbi të gjitha edhe me zhvillimet ekonomike.
Gjithashtu ndaluam edhe te kontributi i tij i jashtëzakonshëm për paqen, e në veçanti atë të rajonit. Mbi të gjitha u fol edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Aleancës së NATO-s që i japin vendit tonë në rrugën e proceseve euroatlantike, rrugë që padyshim se është në prioritetet tona kryesore", është shprehur Mexhiti pas takimit. sa/

foto: MMJPH

QËNDRONI TË LIDHUR