• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zëdhënësi i OSNA: Vërshoni Rripin e Gazës me ndihma humanitare për t'i shpëtuar fëmijët e uritur

Zëdhënësi i OSNA:  Vërshoni Rripin e Gazës me ndihma humanitare për t'i shpëtuar fëmijët e uritur

Gjenevë, 5 mars 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara (KB) kanë bërë thirrje sot për ndihmë humanitare për të "vërshuar" Rripin e Gazës që të shpëtohen fëmijët atje të cilët janë në prag të urisë.

Apeli vjen pasi përfaqësuesit e KB-së më parë vizituan dy spitale në Gaza, për herë të parë nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme.

"Fëmijët po vdesin nga uria...Ky duhet të jetë një alarm si asnjë tjetër deri më tani", deklaroi sot Jens Lerke, zëdhënës i Zyrës së KB-së për koordinimin e Çështjeve Humanitare (OSNA).

"Nëse jo tani, kur do të jetë koha...ta vërshojmë Gazën me ndihmën që i nevojitet? Kjo duhet të ndodh", tha Lerke.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kumtoi se ka parë "skena të tmerrshme" të fëmijëve të uritur pasi fundjavën e kaluar kanë dorëzuar ndihmë në dy spitale në pjesën veriore të Rripit të Gazës, për herë të parë nga shpërthimi i luftës në tetor të vitit 2023.

Mjekët në spitalin "Kamal Advan", spitali i vetëm pediatrik në pjesën veriore të Gazës, thanë se deri tani "të paktën 10 fëmijë vdiqën nga uria", tha Ahmed Dahir, i cili drejtoi misionin.

Aeroplanët transportues amerikan, jordanez, francez dhe egjiptian sot hodhën më shumë se 36.000 shujta në pjesën veriore të Gazës, si pjesë e operacionit të përbashkët, kumtoi ushtria amerikane. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR