• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zëdhënësi i BE-së për Ditën e zisë në Serbi: Sulmuesit nuk duhet të barazohen kurrë me viktimat

Zëdhënësi i BE-së për Ditën e zisë në Serbi: Sulmuesit nuk duhet të barazohen kurrë me viktimat

Pragë, 28 shtator 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian në thelb është kundër glorifikimit të kriminelëve, terroristëve dhe pikëllimit për ta, deklaroi për Radio Evropa e Lirë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, me rastin e shpalljes së Ditës së Zisë në Serbi pas sulmit në fshatin Banjskë në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.

Stano konfirmoi se më 25 shtator, kur u shpall ditë zie në Kosovë, Zyra e BE-së në Prishtinë uli flamurin e BE-së në gjysmështizë për nder të policëve të vrarë dhe të plagosur të Kosovës, viktima të sulmit të tmerrshëm terrorist të së dielës. Ai ka theksuar se këtë nuk e ka bërë delegacioni i BE-së në Beograd më 27 shtator, kur në Serbi ishte ditë zie.

"Sulmuesit asnjëherë nuk duhet të barazohen me viktimat", tha Stano në reagimin me shkrim deri te Radio Evropa e Lirë. 

Të dielën, policia e Kosovës ka hetuar terrenin rreth fshatit Banjskë në veri të vendit, kur në orët e para të mëngjesit një grup kriminelë të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar policinë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, u vra një polic, si dhe tre sulmues të kombësisë serbe.

Ky sulm u dënua nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa BE-ja vlerësoi se bëhet fjalë për sulm terrorist.  qa/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR