• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zëdhënësi i armatës izraelite e paralajmëroi Iranin për përshkallëzim të mëtutjeshëm

Zëdhënësi i armatës izraelite e paralajmëroi Iranin për përshkallëzim të mëtutjeshëm

Tel Aviv, 26 tetor 2024 (MIA) – Zëdhënësi i armatës izraelite Daniel Hagari e paralajmëroi Iranin për përshkallëzim të mëtutjeshëm pas përfundimit të sulmeve hakmarrëse izraelite ndaj Iranit. 

“Nëse regjimi në Iran bën gabim të fillojë raund të ri të përshkallëzimit – ne do të jemi të detyruar të përgjigjemi”, tha Hagari sot në mëngjes. 

“Porosia jonë është e qartë: Të gjithë ata që e kërcënojnë shtetin Izrael dhe bëjnë përpjekje ta fusin rajonin në përshkallëzim më të gjerë – do të paguajnë çmim të lartë”, theksoi ai.

"Sot treguam se kemi aftësinë dhe vendosmërinë për të vepruar me vendosmëri - dhe jemi gati - në sulm dhe mbrojtje - të mbrojmë shtetin e Izraelit dhe popullin e Izraelit", vazhdoi Hagari.

Hagari tha se sulmet ndaj caqeve ushtarake në Iran i kishin parandaluar kërcënimet e menjëhershme për Izraelin. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR