• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Yjet e Holivudit grumbulluan 28 milionë dollarë për fushatën e Bajdenit

Yjet e Holivudit grumbulluan 28 milionë dollarë për fushatën e Bajdenit

Uashington, 16 qershor 2024 (MIA) - Një numër i madh i yjeve të Holivudit, mes të cilëve edhe Xhorxh Kluni dhe Xhulia Roberts, në mbrëmjen e djeshme donatore për fushatën e presidentit Xho Bajden grumbulluan 28 milionë dollarë.

Kjo është shuma më e madhe në histori e grumbulluar për ndonjë kandidat demokrat.

Mbrëmja donatore u mbajt në teatrin Pikok në Los Angjelos, ndërsa udhëheqësi i emisionin "Lejt najt" (Late night), Xhimi Kimell, i intervistoi Bajdenin dhe ish-presidentin Barak Obama, të cilët e cekën nevojën për t'u mposhtur ish-presidenti Donald Tramp.

Bajden theksoi se gjatë mandatit të tij presidencial "është miratuar secili ligj kryesor që ishte planifikuar". Përderisa Obama shprehi mahnitje për legjislaturën gjithpërfshirëse për mbrojtje shëndetësore, punë publike, mjedis jetësor, teknologji të reja, siguri të armëve dhe nisma të tjera të mëdha që i zbaton administrata e tanishme.

Tramp mbrëmë ishte në Detroid dhe e kritikoi politikën ekonomike të Bajdenit. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR