• e premte, 27 dhjetor 2024

Xhonson: Putini nuk do të përdorë armë bërthamore

Xhonson: Putini nuk do të përdorë armë bërthamore
Londër, 1 nëntor 2022 (MIA) - Ish-kryeministri britanik Boris Xhohsoni në një intervistë për “Skaj njuz” deklaroi se nuk mendon se presidenti rus Vladimir Putini do të urdhërojë përdorimin e armëve taktike bërthamore në Ukrainë. Njëherësh, u shfaqën sugjerime se Putini mund të urdhërojë një sulm të tillë nëse forcat e tij në Ukrainë vazhdojnë të tërhiqen para kundërofensivës ukrainase dhe e humbasin territorin e pushtuar më parë. "Mendoj se nuk do ta bëjë atë. do të ishte i çmendur ta bënte këtë", tha Xhonsoni. “Një akt i tillë do të thotë se Rusia në të njëjtën sekondë tërhiqet nga klubi i vendeve të civilizuara. Do të ishte një fatkeqësi e tërë për Rusinë, ekonomia e së cilës menjëherë do të ngrihej”, tha Xhonsoni për Skaj njuz. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR