• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Xhonson ia ndau Zelenskit çmimin "sër Uinston Çerçill"

Xhonson ia ndau Zelenskit çmimin
Londër, 26 korrik 2022 (MIA) - Kryeministri britanik, Boris Xhonson e krahasoi lidershipin me Ukrainën të Volodimir Zelenskit me ndërhyrjet ushtarake të Uinston Çerçillit, për çka i ndau edhe bustin me figurën e liderit legjendar britanik. Kryeministri britanik sot deklaroi se beson se Çerçilli "do të bënte tifo dhe me siguri do të qante" kur presidenti ukrainas nga Kievi insistonte se i nevojitet "municion, e jo vozitje", në fillim të invazionit rus ndaj vendit të tij, më 24 shkurt. Ai shtoi se mund ta paramendojë frymën e Sër Uinstonit se si "shëtitet me ju" dhe "se si me shkopin e tij" i kalon të gjitha vështirësitë. Komentet e Xhonsonit u bënë gjatë ceremonisë në Dauning strit ku Zelenskit, i cili fliste përmes video-lidhjes, ia dorëzoi çmimin "sër Uinston Çerçill" për lidershpi. Gjatë ceremonisë ishin të pranishëm anëtarë të familjes së Çerçillit dhe të Shoqatës ndërkombëtare "Uinston Çerçill". Zelenski përmes video lidhjes tha se është "nder i madh të merret ky çmim liderësh" dhe shtoi se "Ukraina nuk mbeti vetëm pas 24 shkurtit, i patëm ata të cilët na ndihmuan, të cilët u kujtuan për ne në kohët më të vështira, që është nder, dhe të cilët as nuk menduan të heqin dorë nga lufta - flas për vete, Boris". Busto i "sër Uinstinit" iu dorëzua ambasadorit ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar, Vadim Pristaik. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR