• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhonson: Fillon aksioni kundër keqpërdorimit të internetit 

Xhonson: Fillon aksioni kundër keqpërdorimit të internetit 
Londër, 13 korrik 2021 (MIA) - Kryeministri britanik Boris Xhonsoni e njoftoi kabinetin e tij se sot do të inicohet një aksion urgjent me kompanitë mediatike sociale kundër keqpërdorimit të internetit dhe sërish e dënoi dhunën racore kundër futbollistëve anglezë. Ai theksoi se dhuna racore përfundimisht është  e turpshme dhe del nga hapësirat e errëta të internetit. Zëdhënësi i Xhonsonit deklaroi para gazetarëve se takimi i sotëm me kompanitë mediatike sociale do të përdoret për një aksion në prag të ligjeve më të rrepta të cilat do të hyjnë në fuqi. "Presim që mediat sociale të bëjnë gjithçka që është në mundësi të tyre dhe t'i identifikojnë ata njerëz", theksoi zëdhënësi. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR